-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bisedë telefonike mes Macron dhe Erdogan për armëpushimin në Lindjen e Mesme

Kryesoret

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, ku diskutuan për disa çështje kyçe, përfshirë situatën në Lindjen e Mesme, Iranin dhe luftën në Ukrainë.

Sipas njoftimit të Macron, ata biseduan për proceset e armëpushimit dhe theksuan nevojën që të gjitha palët e përfshira të respektojnë angazhimet për ndalimin e armiqësive.

Macron theksoi rëndësinë e zbatimit të armëpushimit edhe në Liban dhe garantimin e lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe për transportin e energjisë globale.

Presidenti francez gjithashtu kërkoi angazhimin e palëve për një zgjidhje diplomatike të fortë dhe të qëndrueshme për të gjithë konfliktet, si në Lindjen e Mesme ashtu edhe në Ukrainë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit