Avokatja Eda Grimci është rizgjedhur për të drejtuar degën e Partisë Demokratike në Njësinë nr. 9 në Tiranë për katër vitet e ardhshme.
Ajo u rikonfirmua me 429 vota, kundrejt 106 që mori rivali i saj, Armend Musaj. Gjatë procesit të votimit morën pjesë 547 demokratë, ndërsa 12 vota ishin të pavlefshme.
Rizgjedhja e Grimcit vlerësohet si një shenjë besimi për lidershipin dhe angazhimin e saj në bashkimin e partisë dhe forcimin e strukturave lokale.









