-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Opozita po dëmton Shqipërinë, duke kërkuar ndalimin e integrimit në BE

Kryesoret

Gjatë një takimi me Asamblenë e Partisë Socialiste në Lushnjë, Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza të forta ndaj opozitës, duke theksuar se qëndrimet e saj në Bruksel po dëmtojnë përparimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Ai ka kritikuar ashpër tentativat e opozitës për të bllokuar ecurinë e vendit, duke e krahasuar këtë me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që kanë kaluar nëpër sfida politike, por nuk kanë ndërhyrë në proceset integruese të shtetit të tyre.

“Maqedonia ka qenë në luftë të madhe politike dhe në prag konfliktit civil, por nuk ka bërë vaki të vijë opozita maqedonase në Bruksel duke u lutur ndalojeni Maqedoninë,” tha Rama, duke theksuar se veprime të tilla janë të paprecedentë dhe vetëm do të përkeqësojnë situatën për opozitën.

Ai gjithashtu theksoi arritjet e qeverisë në fushën ekonomike, duke përmendur se Shqipëria ka arritur një rritje të konsiderueshme ekonomike, duke kaluar nga një PBB nën 10 miliardë euro në 27 miliardë euro, dhe duke parashikuar një rritje të mëtejshme në vitet në vijim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit