Një pallat është përfshirë nga zjarri në afërsi të spitalit të Lushnjes.
Zjarri ka rënë në lagjen “Xhevdet Nepravishta” në Lushnje.
Sipas burimeve bëhet me dije se një 40 vjeçar i ka vënë flakën apartamentit të tij dhe më pas është larguar nga banesa.
Dyshohet se 40 vjeçari ka qënë me probleme të shëndetit mendor.
Ndërohë shërbimet e zjarrfikseve kanë arritur menjëherë në kohë për shuarjen e flakëve.
Policia është vënë në kërkim të 40-vjeçarit, ndërsa vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të shkaqeve të zjarrit.









