-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fier/ Tentativa për vjedhje përfundon me vdekje, reagon policia: Dyshohet asfiksia

Kryesoret

Në lagjen “8 Shkurti” në Fier, një person është gjetur pa shenja jete pas një tentative për të vjedhur në një banesë.

I riu me iniciale, I. Z., 47 vjeç, dyshohet të ketë ndërruar jetë nga asfiksia gjatë përpjekjes për të hyrë në shtëpi. Policia ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Fier / Informacion paraprak

Në lagjen “8 Shkurti”, Fier, është gjetur pa shenja jete, në dritaren e një banese, shtetasi I. Z., 47 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ai ka ndërruar jetë nga asfiksia, gjatë tentativës për t’u futur në banesë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Hajduti ngeci në dritare dhe vdiq, vëllai i pronarit: Ishte me kapuç dhe doreza

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit