Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ai përdori 83 mandatet e krimit për të mbrojtur veten dhe miqtë e tij nga drejtësia.
“Për të shpëtuar lëkurën e tij dhe të miqve të tij, Edi Rama përdori 83 mandatet e krimit për të mbyllur dyert e drejtësisë për qeveritarët dhe familjarët e tij. Pavarësisht paralajmërimeve ndërkombëtare, ai ka bllokuar çdo mundësi për të ndëshkuar vjedhjet e tij. Ky akt i pashoq ka sjellë një bllokim të raportit të standardeve për Shqipërinë në Komisionin Evropian dhe ka rritur numrin e shteteve që kundërshtojnë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.”









