Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka vizituar segmentin rrugor Shirokë–Zogaj, duke vlerësuar investimet në këtë aks si një mundësi të re për zhvillimin turistik dhe përmirësimin e infrastrukturës në zonën e Shkodrës.
“Ky aks që po kalojmë është pjesë e një lidhje shumë të rëndësishme turistike mes Shirokës dhe Zogajt. Investimi i bërë nga qeveria në Shirokë ka nxitur turizmin dhe do të ndodhë e njëjta gjë edhe me Zogajn. Punimet janë të integruara me projekte të tjera infrastrukturore, si ujësjellësi, kanalizimet dhe rrjeti energjetik 20 kilovoltësh. Ky është vetëm fillimi i një serie investimesh që do të përfshijnë aksin e Velipojës, hyrjen e Shkodrës dhe rijetëzimin e zonës së Bunës, si dhe projekte të tjera në Malësi të Madhe.
Kjo është një paketë e tërë investimesh të rëndësishme dhe qenësishme për qarkun e Shkodrës dhe veriun dhe po japin frytet e veta në zhvillimin turistik të këtij maji.
Ne synojmë që në mes të majit, në sezonin turistik të ketë mbaruar ky aks. Jemi drejt mbylljeve të fundit”, u shpreh ministri.









