-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tiranë/ Rëmbyen dhe dhunuan një 32-vjeçar, arrestohen dy persona

Kryesoret

Një aksion i policisë ka çuar në arrestimin e dy personave dhe shpalljen në kërkim të një tjetri, të akuzuar për kanosje dhe dhunë ndaj një 32-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur më 31 mars 2026, kur tre individë e kanë marrë me forcë të riun dhe e kanë mbajtur të mbyllur në një ambient në Xhafzotaj, ku e kanosën dhe e dhunuan, me qëllim përfitimin e parave.

Operacioni i koduar “Hijet” është realizuar nga Sektori i Krimeve të Rënda dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”.

Gjatë hetimeve janë sekuestruar automjete, celularë dhe sende të tjera që dyshohet se janë përdorur gjatë kanosjes dhe dhunës.

Dy persona, Hysen Neza dhe Kevin Neza, janë arrestuar, ndërsa një tjetër me iniciale, J. N., është shpallur në kërkim. Hetimet vijojnë dhe materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit