Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, deklaroi pak para nisjes së protestës së qytetarëve se gardhi metalik i vendosur në Bulevard ka të bëjë me masat e sigurisë për ndeshjen e futbollit Shqipëri-Izrael.
“Ky gardh është vendosur si pjesë e planit të masave të sigurisë për ndeshjen me Izraelin. Ky është plan masash. S’do të bëjmë ndryshime,” tha Hita.
Ai theksoi se masat nuk kanë lidhje me protestën dhe janë vetëm për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë aktivitetit sportiv.









