-sidi education-spot_img
19.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet

Kryesoret

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, duke theksuar se ndërhyrjet në kufijtë aktualë administrativë mund të rrezikojnë funksionimin e shërbimeve publike për qytetarët.

Qëndrimet u shprehën gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale në Kuvend.

Kryetarja e Bashkisë Klos, Valbona Kola, deklaroi:
“Bashkia Klos ka një territor prej 357 kilometra katrorë. Fshati më i largët është 40 km larg nga qendra e Bashkisë. Jam dakord që të mos ketë ndryshim të statusit juridik apo të territorit të kësaj bashkie, sepse mbulim i shërbimeve është i mjaftueshëm.”

Kryetari i Bashkisë Dibër, Rrahim Spahiu, shtoi:
“Struktura aktuale administrative garanton mbulim të plotë të territorit me shërbime publike… Por numri i njësive administrative duhet rishikuar.”

Ndërsa kryetarja e Bashkisë Bulqizë, Festime Mjeshtri, paralajmëroi:
“Nëse Bulqiza do të bëhej bashki më e madhe, shërbimi ndaj qytetarëve do të ishte më i vështirë. Prandaj Bashkia Bulqizë duhet të qëndrojë më vete.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit