Pasditen e këtij 16 prilli ka ndodhur një ngjarje tragjike në qytetin e Malishevës në Kosovë, të ciltë kanë humbur jetën babai 35-vjeçar dhe dy fëmijët e tij, të moshës 9 dhe 12 vjeç.
Dyshohet se ngjarja duhet të ketë ndodhur për shkak të një asfiskie nga zjarri.
Në lidhje me ngjarjen ka folur një e afërme e familjes, ku i cili tregon momentet e para të kësaj situate tregjike.
“Kur dola te dera ishin fëmijët në duart e kunatës. Nuk di shumë, por u mundova të shikoj nëse kanë puls, nuk kishin shenja jete. I mora fëmijët shpejt, i futa në makinë dhe i dërgova shpejt. Kaq ndodhi, nuk mundem më shumë. Nuk munda as t’i puth, as t’i përqafoj për herë të fundit.
Më janë dhimbsur shumë. Babain e djemve e kam djalë të dajës, dy fëmijët i kam pasur si të mitë. Jam në gjendje shumë të keqe. Fëmijët ishin pa shenja jete. Nuk kishin puls, ishin komplet të zverdhur”, tha ajo.









