Shorti elektronik vendosi tre gjyqtarët që do të gjykojnë kryebashkiakun Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, si dhe 10 të pandehur të tjerë, që nuk kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.
Gjyqtarët që do ta shqyrtojnë dosjen në Gjykatën e Posaçme janë Elsa Ulliri si kryesuese, Flora Hajredini dhe Besmir Stroka.
Dosja u nda në dy pjesë gjatë seancës së 27 prillit, pasi gjykata pranoi kërkesën e 11 të pandehurve – mes tyre biznesmenit Elman Abule dhe ish-deputetes Klotilda Bushka – për gjykim të shkurtuar.









