-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhaferri për zjarrin në Tiranë: Rama me Lilon e zgjidhi çështjen me telefon!

Kryesoret

Deputeti i ri i PD-së, për qarkun e Tiranës, Besart Xhaferri, përmes një video-postimi në faqen e tij facebook, nga fjala e tij në Kuvend, ka folur për zjarrin masiv që shkrumboi kompleksin “Arlis”, pranë QSUT në Tiranë, duke thënë se një rast i tillë akoma dhe më tragjik ka ndodhur në Angli por Kryeministrja e saj kohe Theresa May, nuk e zgjidhi çështjen me anë të një telefoni siç bëri Rama me Armando Lilon këtu në Shqipëri.

Postimi i Xhaferrit

Pas zjarrit në Grenfell Tower, ku vdiqën 72 persona, Kryeministrja Theresa May nuk e zgjidhi çështjen me një telefon si Rama!
Më 14 qershor 2017, në Angli, zjarri në Grenfell Tower shkaktoi 72 të vdekur dhe qindra të plagosur.
Duke qenë se jetoja atje, e mbaj mend shumë mirë se kryeministrja Theresa May nuk e zgjidhi situatën me një telefon, siç bëri Rama me Armand Lilon.
Shteti u ngrit në këmbë dhe kaloi në sitë të gjitha fasadat e pallateve, kudo ku fasada kishte në përbërje polisterol, u zëvendësua, dhe kjo u bë me subvencione nga shteti.
Kjo masë shpëtoi mijëra jetë të tjera që mund të kishin humbur në tragjedi të ngjashme.
Tani, ky njeri që nuk ka lënë as rrugë për zjarrfikëset, le t’i lërë fjalët dhe të subvencionojë ndërrimin e fasadave të pallateve që kanë në përbërje polisterol!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit