Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha, sot në konferencë me gazetarët e BE në Tiranë, ka folur edhe për protestat që po mbahen prej disa ditësh në kryeqytet kundër Ramës dhe qeverisë së tij.
Sipas tij protestat janë një shenje që tregon se në Shqipëri ka demokraci dhe këto nuk e pengojnë integrimin e vendit në BE.
“Protestat tregojnë se qytetarët në Shqipëri kanë liri. Pra, mund të bësh kërkesa politike ose mund të sjellësh çfarë do lloj ideje. Idenë tënde ke të drejtë ta shprehësh. Nuk shoh lidhje mes protestave dhe integrimit në Bashkimin Europian. Nuk shoh lidhje mes protestave dhe procesit të integrimit. Protesta nuk ka vetëm në Shqipëri, por ka edhe në vendet europiane dhe janë krejtësisht normale. Unë e shoh si një shembull, që duhet të bëjë të tjerët që të kuptojnë se liritë indiiduale funksionojnë”, shprehet Hoxha.









