-sidi education-spot_img
24.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Haradinaj: Më vjen turp që shqiptarë nga Kosova protestojnë në Tiranë! Pse e përdorni UÇK-në?!

Kryesoret

Ramush Haradinaj ka dalë kundër shqiptarëve nga Kosova që kanë ardhur për të protestuar në Shqipëri. E ka cilësuar marri duke shtuar se i vjen turp për këtë që ka ndodhur.

“Unë po ndihem i turpëruar me faktin që po shkojnë njerëz nga Kosova me proetstuar në Tiranë. I turpëruar. Sikur kufijtë e Shqipërisë sumoheshin nga ndonjë armik e vëllazërit shqiptarë shkonin me mbrojtë kufijtë, zhvillime të brendshme politike, të shkohet prej këtu me protestuar është gabim, as e ndihmojnë protestën, as ndonjë kauzë.

Eshtë gabim me shkuar shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, janë cështje të vëllezërve dhe motrave të Shqipërisë, pse shkojmë ne atje? Cfarë logjike ka kjo? Përdorja e simboleve të UCK? Cka po i përdor? Arsyeja? Nuk ka arsye. Eshtë gabim kjo logjikë. Jam ndjerë i turpëruar, më ka ardhur marre mu.

Ata që dalin në Tiranë në protesta, pse o vlla me ardhur kosovarë? Ata i kryejnë vetë punët e veta, janë më të zotë se ne Shqipëria, ne jemi më në telashe, ne jemi hala në territor probleme me rend, probleme të tjera. Ku u bomë na që i krymë punët tona me shku atje?! Rri këtu puno merru me temat tua.

Dritan Goxhaj? Unë nuk du me u lëshu në thellësi të asaj që po ndodh atje, nuk e njoh mjaftueshëm personin që i lexoi ato, kam dëgjuar fjalë për babën e tij, por nuk du me i ligj me këto, pse kosovarët? Pse shqiptarët e Maqedonisë, cka lypin atje? Eshtë marrë. Më beso. Rri në punën tone, ata i kryejnë punët e veta.

Eshtë normale me shku në Maqedoni me i ndihmu për punën e gjuhës apo Preshevës, por me shku na për këto ligje apo vendime në Shqipëri apo ndërrim të qeverisë?! Eshtë cështje e tyre, i bëjnë protestat dhe ne i respektojmë, por me shkuar atje është pak e rëndë. Eshtë gabim, do u kisha thënë njerëzve, përmbahuni, ata janë vëllezër dhe motrat tona, mos u përfshini. Por nëse preken kufijtë po.

Dikush mund me kujtu se po e mbroj qeverinë nga protestuesit… Mos ta keqkuptojë kush…Unë nuk e di kush pëson më shumë prej kësaj shkuarje…Ndoshta protesta, protestuesit. Unë po flas parimisht, nuk ka logjikë ti me u cuar me protestuar atje. Rri more në shtëpinë tënde. Pastaj organizimi, autobusa, grupe…

A i ke punët mira në Kosova aaa?! Rri këtu. Shqipëria është 2-3 vjet prej anëtarësimit në BE, kanë me ia gjet zgjidhjen qeverisjes, a kanë me lanë këta, a kanë me pru tjetër, ky është problemi i tyre, po ne ku jemi? Procesi i integrimit në OKB, KiE, NATO, BE, problemet me energjinë….Pse po shkon ti atje me e ndihmu, nuk është ashtu….” tha ai teT7.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit