Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në aksin kombëtar pranë fshatit Vasjar, në Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete që po qarkullonin në të njëjtin segment.
Përplasja ka shkaktuar panik te drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për viktima.
Si pasojë e aksidentit, disa persona kanë mbetur të lënduar lehtë dhe kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në vendngjarje.
Në vend kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ekipet e emergjencës, të cilat po punojnë për normalizimin e qarkullimit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
/5pyetjet.al









