Ashtu si dje edhe e marta ka nisur me tensione në kantierin e aeroportit të Vlorës.
Situata është shoqëruar me përplasje verbale dhe momente tensioni mes punonjësve të Behgjet Pacollit që tentonin të hynin në kantier dhe përfaqësuesve të sigurisë së kompanisë që aktualisht administron hyrjen në aeroport, që janë të aksionerit, Valon Ademi.
E pranishme është edhe policia e shtetit për të monitoruar situatën me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe garantimin e rendit publik.
Pak javë më parë Gjykata e Lartë i dha të drejtë Pacollit por konflikti me aksionerin Valon Ademi vazhdon dhe aeroporti që duhet të ishte hapur në mars ende është jashtë funksionit.









