Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 46 të tjerë janë plagosur pas një sulmi masiv me raketa dhe dronë të ndërmarrë nga Rusia ndaj Kievit dhe rajonit përreth gjatë natës mes 5 dhe 6 korrikut.
Sipas Kyiv Independent, sulmi ndodhi vetëm pak orë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kishte paralajmëruar për një ofensivë të re ruse kundër kryeqytetit.
Autoritetet ukrainase bëjnë të ditur se një raketë goditi një pallat në lagjen Podilskyi, duke shkaktuar shembjen e pjesshme të kateve të sipërme, ndërsa u dëmtuan edhe disa ndërtesa të tjera banimi.
Ekipet e shpëtimit vijojnë operacionet në zonat e goditura, ndërsa autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që bilanci i viktimave të rritet.









