-sidi education-spot_img
23.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Temperatura deri në 34°C, por disa qarqe do të përfshihen nga reshjet e shiut

Kryesoret

Kjo e hënë, 6 korrik, do të karakterizohet nga mot kryesisht i qëndrueshëm në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në disa zona priten reshje të dobëta shiu.

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, reshje të dobëta priten në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarqet Dibër, Lezhë, Elbasan, Berat, Korçë dhe Gjirokastër reshjet do të jenë lokale dhe me intensitet të dobët. Në qarqet e tjera nuk parashikohen reshje.

Temperaturat do të mbeten tipike për stinën e verës. Në zonat bregdetare ato do të luhaten nga 20 deri në 31°C, në vendet e ulëta nga 19 deri në 34°C, ndërsa në zonat malore nga 12 deri në 27°C.

Era do të fryjë me intensitet të lehtë deri mesatar, por herë pas here në zonat malore dhe përgjatë bregdetit pritet të forcohet, duke arritur intensitet të fortë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit