Këtë të shtunë një konflikt çasti midis çiftit ka degraduar në përdorimin e sendeve të forta, ku i moshuari rreth 60 vjeç ka dhunuar brutalisht bashkëshorten e tij, rreth 61 vjeçe.
Sipas burimeve bëhet me dije se gruaja ka marrë dëmtime të rënda, e cila do të niset me helikopter drejt Tiranës për mjekim të specializuar.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje, autori është shoqëruar në komisariat ndërsa do të vijojnë hetimet e mëtejshme për zbardhjen e këtij konflkit brenda familjes.









