Seanca gjyqësore ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit është shoqëruar me tensione që në nisje.
Avokati i Kryemadhit nuk është lejuar të hyjë në ambientet e gjykatës pasi kundërshtoi kontrollin fizik të çantës nga punonjësit e sigurisë.
Edhe pse çanta ishte kontrolluar me skaner, personeli i sigurisë kërkoi një verifikim shtesë, kërkesë që nuk u pranua nga avokati.
Incidenti shkaktoi debate në hyrje të gjykatës, ku po zhvillohet gjyqi i themelit për ish-presidentin dhe ish-bashkëshorten e tij.









