-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Apartamentet e ‘kripura’ në Tiranë/ Këlliçi: Rama përgjegjësi i tenderave dhe pastrimit të parave!

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Belidn Këlliçi, me anë të një postimi në faqen e tij facebook, ka reagur lidhur me çmimet e larta të banesave në Tiranë, duke thënë se kryeqyteti i vendit për sa i përket çmimiet të apartamenteve krahasohet me Milanon dhe vendoset në vendit e 4 e të qyteteteve më të shtrenjta në Europë.

Këlliçi në këtë postim hedh akuza mbi Kryeministrin Edi Rama, i cili thekson se ai është përgjegjës i drejtëpërdrejtë për këto çmime dhe lidhjet e dyshimta të pastrimit të parave të krimit, deri tek tenderat korruptivë.

Postimi i Këlliçit

Janë dy të dhëna që edhe pse në burime të ndryshme, lidhen thelbësisht me njëra tjetrën dhe të dyja të çojnë tek Edi Rama!
Sipas studimit të Numbeo, nisur nga të ardhurat dhe fuqia blerëse, Tirana për rritjen e çmimit të apartamenteve barazohet me Milanon dhe vendoset në 4 qytetet më të shtrenjta në Europë, ku një familje i duhen 17.6 vite punë për të blerë një banesë.
E dhëna tjetër vjen nga INSTAT dhe bën të ditur se pastrimi i parave arriti rekordin e 10 viteve të fundit. Dhe është pikërisht sektori i ndërtimit ku ky fenomen është i përhapur.
Gjatë 2025 kjo veprimtari kriminale u rrit me 11% krahasuar me një vit më parë.
Ko është arsyeja kryesore pse çmimet janë kaq të larta dhe të papërballueshme nga qytetarët.
Por të dyja këto dukuri tregojnë në sfond portretin e Edi Ramës.
Ai është personi që cakton vendet ku do ndërtohet, merret me projektet dhe është ai që jep lejet. Si në Tiranë ashtu dhe në zonat turistike.
Pra Edi Rama e drejton këtë industri ku fitimet janë të larta dhe pastrimi i parave është në rritje?
Kemi të bëjmë me të ardhura të dyshimta e të paligjshme nga dy burime kryesore, krimi i organizuar dhe korrupsioni.
Dy fusha ku Edi Rama ka lidhjet e tij të fuqishme. Aferat e mëdha lidhen me vendimet e tij me qeverisjen dhe tenderat e tij. Ndërsa krimi i organizuar ka gjetur tek ai partnerin e duhur për të penetruar në treg.
Nëse është dikush drejtpërdrejt përgjegjës pra për çmimet e larta të apartamenteve dhe për pastrimin e parave të krimit, ai është Edi Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit