Drejtuesi i SPAK, Klodjan Braho, priti Ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer, në një takim për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Takimi vjen pas goditjeve të suksesshme ndaj grupeve kriminale dhe call center-ave të paligjshëm.
Braho dhe Sporrer theksuan rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare dhe bashkëpunimit për të rritur kapacitetet e Shqipërisë në luftën kundër krimit.









