Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë të ditur se Uashingtoni dhe Teherani pritet të zhvillojnë një takim të martën në Doha, në një kohë kur përpjekjet diplomatike mes dy vendeve vijojnë pavarësisht tensioneve të fundit në rajon.
“Irani ka kërkuar një takim. Ai do të mbahet nesër në Doha,” shkroi Trump në një postim në platformën Truth Social, duke njoftuar se takimi do të zhvillohet në kryeqytetin e Katarit.
Megjithatë, pala iraniane nuk ka konfirmuar deri më tani zhvillimin e këtij takimi. Kryenegociatori iranian, Kazem Gharibabadi, deklaroi më herët para gazetarëve se gjatë kësaj jave nuk janë planifikuar mbledhje të grupit teknik të punës.
Nga ana tjetër, një zyrtar i lartë amerikan u shpreh se bisedimet teknike lidhur me memorandumin e mirëkuptimit po ecin sipas planit, pavarësisht shkëmbimeve të fundit të zjarrit, duke lënë të kuptohet se dialogu mes palëve mbetet aktiv.









