Hansi Flick do të vazhdojë të jetë trajneri i Barcelonës, pasi palët kanë arritur një marrëveshje për zgjatjen e bashkëpunimit.
Edhe pse kontrata aktuale e gjermanit skadonte në vitin 2027, presidenti Joan Laporta ka insistuar për një lidhje më afatgjatë.
Kontrata e re pritet të jetë e vlefshme deri në vitin 2028, me opsionin për një vit tjetër shtesë. Që nga emërimi i tij vitin e kaluar, 61-vjeçari ka fituar 4 trofe me klubin katalanas, ndërkohë që titulli i pestë në La Liga është shumë pranë, duke pasur parasysh diferencën prej 11 pikësh ndaj Real Madridit.
Krahas stabilitetit në stol, Barcelona ka nisur punën për merkaton, ku sulmuesi argjentinas Julian Alvarez raportohet si objektivi kryesor i verës./ Klantv









