Kandidatja demokrate, Mereme Sela, në një dalje për mediat ka reagur lidhur me skualifikimin nga gara për kryetar të Partisë Demokratike, zgjedhje të cilat do të mbahen me 23 maj.
Ndërkohë Komisoni i Vlerësimit të Kandidaturave brenda Partisë Demokratike ka përzgjedhur kandidat të vetëm zyrtar për garën, Sali Berishën.
Reagimi i Selës
Njoftimin për skualifikimin e kam marrë përmes mediave, çka në vetvete është e papranueshme. Ky vendim është i padrejtë dhe i pajustifikuar. Përkundrazi, nëse do të kishte një vlerësim të drejtë dhe në përputhje me statutin e partisë, personi që duhej të ishte subjekt skualifikimi është profesori Berisha.
Për këtë arsye, do të ndjek të gjitha procedurat ligjore në dispozicion dhe do të paraqes ankesën time zyrtare. Megjithatë, bazuar në përvojat e mëparshme, nuk pres një reagim apo përgjigje serioze nga Partia Demokratike, pasi kjo ka qenë një praktikë e përsëritur ndër vite.
Kjo mënyrë veprimi është një ndër arsyet kryesore pse Partia Demokratike ndodhet në këtë situatë sot. Duke iu falenderuar per mbeshtetjen!.









