Milani po përgatitet për merkaton e verës, me fokus në përforcimin e mesfushës. Lidhur me këtë, klubi ka bërë një ofertë për Leon Goretzkan e Bajernit, duke i ofruar një kontratë 3-vjeçare me pagë 5 milionë euro plus bonuset.
Po ashtu, drejtori sportiv Igli Tare po ndjek nga afër Ismael Kone, mesfushorin 23-vjeçar të Sasuolos, por për këtë transferim do të duhen mbi 10 milionë euro.
Milani synon të forcojë skuadrën për sezonet e ardhshme dhe për rikthimin në Champions.









