Në Gjykatën e Posaçme ka nisur gjyqi i themelit ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi, ku në seancën e parë palët kanë paraqitur qëndrimet e tyre për çështjen CEZ-DIA.
Meta ka kundërshtuar akuzat, duke i cilësuar të pabazuara dhe duke thënë se deklarimet e mëhershme të Dritan Priftit nuk qëndrojnë. Ai është shprehur se një email i vitit 2016, i përmendur në dosje, nuk përmban emrin e tij apo të ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Më vjen keq që Dritan Prifti nuk është mes nesh, por gënjeshtrat e tij janë mes nesh… Ka një email të 16 prillit 2016, por nuk përmendet as emri im, as i Berishës”, është shprehur Meta gjatë seancës, sipas raportimeve.









