-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Veliaj në gjyq: Bashkia pa kryetar, plehrat mullar, më lironi!

Kryesoret

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj sot është përballuar në Gjykatën Administrative me prokurorin që e arrestoi, Ols Dado. Beteja e Veliajt po bëhet për shpalljen e pavlefshme të dekretit që i dha statusin e prokurorit Olsi Dados.

Gjykata Administrative ka rrëzuar sërish kërkesën e mediave për transmetim të drejtpërdrejtë të seancës. Në seancë mungon përfaqësuesi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

“Ne nuk kemi një përgjigje nga ana e KLP, nuk është mbledhur kurrë për ankesën tonë, unë mendoj se më mirë që mungon”, citohet të ketë thënë Veliaj. Avokati i Ols Dados deklaroi se gjykimi duhet të vijojë pavarësisht mungesës së KLP, pasi pretendimet i kanë dorëzuar.

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca deklaroi se “KLP është bërë palë me paligjshmërinë, dekreti është akt i pavlefshëm, Ols Dado ushtron detyrën në mënyrë të paligjshme, KLP është bërë palë, po ashtu kërkon të na mbyll gojën duke thënë se ne nuk duhet të legjitimohemi.

Në kemi bërë padi se na është cenuar interesi, për shkak se Erion Veliajt i është kufizuar liria, po ashtu bashkisë së Tiranës i mungon kryetari i saj”.

Veliaj i pranishëm në ‘Administrative’ kundër Dados

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit