Ish-deputeti socialist Arben Pëllumbi, djali i Servet Pëllumbit, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 89 vjeçare, ka reaguar me anë të një postimi në faqen e tij facebook, duke thënë se babai kishte dashuri të pakushtëzuar për Shqipërinë.
Postimi i Pëllumbit
Sot u nda nga jeta babai im, Servet Pëllumbi
Profesori siç e thërrisnin të gjithë, ishte një njeri që jetoi me dinjitet, mendim të thellë dhe dashuri të pakushtëzuar për familjen, dijen dhe Shqipërinë. Për mua ai ishte më shumë se një prind — ishte udhërrëfyes, mësues dhe forca ime morale.
Largimi i tij më lë një boshllëk të pazëvendësueshëm, por vepra, fjala dhe shembulli i tij do të jetojnë përherë.