Këto janë pamjet e tjera të arrestimit të aktorit Shkëlzen Bushi, një prej aktivistëve në protestën e sotme para Parlamentit, ku mes tyre u ndalua edhe Dritan Goxhaj.
Siç shihet edhe në video Bushi u tërhoq zvarrë drejt hyrjes së Kuvendit ku më tej u përcoll në makinën e Policisë.
Sot teksa po zhvillohen diskutimet në seancë, prej mëngjesit protestuesit para ambienteve të Kuvendit kanë kërkuar dorëheqjen e Kryeminstrit Edi Rama dhe shpërbërjen e qeverisë së tij.
Ndërsa tashmë qindra protestues ndodhen para Drejtorisë së Policisë së Tiranës të cilët kërkojnë lirimin e protestuesve të shoqëruar duke thirrur: “Lironi qunat, ne nuk do të dorëzohemi”.
Policia përplaset me protestuesit para Kuvendit, shoqërohet në komisariat Dritan Goxhaj









