Situata në Ngushticën e Hormuzit po tregon shenja përmirësimi, pas disa muajsh tensioni që kanë bllokuar kalimin e një pjesë të konsiderueshme të tregtisë botërore të naftës.
Raportimet nga mediat saudite sugjerojnë se Irani dhe Shtetet e Bashkuara mund të kenë arritur një marrëveshje për të lehtësuar bllokadën.
“Pritet përparim në orët në vijim në lidhje me anijet e bllokuara në Ngushticë,” raporton Al-Hadath. Ndërsa Al Arabiya shton se, sipas burimeve, “janë arritur marrëveshje që do të mundësojnë hapjen graduale të Hormuzit dhe lirimin e anijeve të bllokuara.”









