Një trillim i supozuar nga jeta private e presidentit Emmanuel Macron dhe bashkëshortes së tij, Brigitte, ka trazuar skenën politike dhe mediatike franceze. Florian Tardif, autori i librit “Një (Çift) (Pothuajse) Perfekt”, pretendon se mesazhet e shkëmbyera me aktoren iraniane Golshifteh Farahani shkaktuan tensione të papritura në çift, duke kulmuar në një moment të regjistruar publikisht gjatë një vizite zyrtare në Vietnam.
“Nuk kam kontrolluar kurrë telefonin e bashkëshortit tim dhe e kam sqaruar këtë qartë autorit që më 5 mars,” kanë thënë burime pranë Brigitte Macron, duke mohuar kategorikisht pretendimet e librit.









