Biznesmeni shqiptar, Ilir Shtufi, i arrestuar në Greqi para dy ditësh, me kërkesën dhe akuzë nga SPAK për pastrim parash, aktivitet të paligjshëm në fushën e narkotikëve dhe përfshirjen në fushën e ndërtimin në Zvërnec, ka kërkuar që të mos ekstradohet drejt Shqipërisë.
Shtufi sot ka dalë para Gjykatës së Selanikut për procesin e masës së sigurisë me qëllim ekstradimin mes Interpol Athinës dhe Tiranës.
Ndërkohë prokuroria e Selanikut vendosi që Ilir Shtufi të mbetet në paraburgim derisa këshilli kompetent të vendosë mbi kërkesën për ekstradimin e tij në Shqipëri.
Ndërsa arrestimi i tij u bë nga oficerët e policisë të Krimit të Organizuar të Greqisë Veriore, pas informacionit të transmetuar përmes kanaleve ndërkombëtare të bashkëpunimit policor dhe INTERPOL-it, tek i cili u gjet një hotel në Selanik.
Si u arrestua biznesmeni Ilir Shtufi në Greqi? Detajet e reja









