Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhiku, me anë të një postimi në faqen e tij facebook ka njoftuar për çeljen e fushatës zgjedhore së bashku me strukturat e partisë në Ferizaj duke thënë se me zemër dhe angazhim duhet të ecim bashkë përpara.
Së bashku me të në foto shihet edhe ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Omsmani dhe ish-deputeti i LDK-së Kujtim Shala.
Postimi i Abdixhikut
Në prag të nisjes së fushatës, mobilizuam edhe strukturat tona në Ferizaj.
Me entuziazëm, vullnet e energji të mirë, folëm për organizimin, angazhimin dhe punën që kemi para. Sepse fitoret ndërtohen me njerëz që besojnë, me njerëz që punojnë dhe me njerëz që nuk dorëzohen.
Bashkimi ynë, ndoshta më së shumti, është ndjerë pikërisht në këtë qytet. Ferizaj ka ditur gjithmonë ta kthejë besimin në forcë, e forcën në rezultat. Tash, me zemër e angazhim, ecim përpara bashkë.