Ish-presidenti Ilir Meta me anë të një postimi në faqen e tij facebook ka reagur ashpër ndaj Kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se raportet e fundit ekonomike ndërkombëtare po publikojnë të dhëna tronditëse të cilët po vërtetojnë qartë se Shqipëria po fundoset gjithmon e më thellë në moçalin e korrupsionit dhe të garabitjes shtetërore.
Postimi i Metës
Raporte ekonomike gjithmonë e më tronditese po vërtetojnë qartë se
Shqipëria po fundoset gjithmonë e më thellë në moçalin e korrupsionit dhe të grabitjes shtetërore.
Pas raportit të Transparency International, që vulosi rënien dramatike me 11 vende edhe raporti i ALTAX konfirmon se rreth 1.1 miliard euro zhduken çdo vit nga korrupsioni, klientelizmi dhe kapja kriminale e shtetit nga Edi Rama dhe Narkoqeveria e tij e babëzitur.
Janë 1.1 miliard euro të vjedhura nga xhepat e shqiptarëve, që duhet të shkonin për paga e pensione dinjitoze, për spitale me ilaçe e shërbim njerëzor, për shkolla, infrastrukturë moderne, për fermerët dhe një ekonomi që nuk i detyron të rinjtë të largohen masivisht nga vendi.
Çdo tender, çdo koncesion, çdo aferë mban erën e grabitjes dhe të pazareve mafioze, ndërsa qytetarët zhyten në varfëri, çmime të papërballueshme dhe mungesë totale shprese.
Shqipëria po rrënohet nga kjo bandë e pangopur hajdutësh që pasurohet mbi mjerimin e popullit dhe që e ka kthyer vendin në pronë private të interesave të errëta dhe të korrupsionit të organizuar.









