-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hita në Fier: Goditni drogën, armët dhe krimin!

Kryesoret

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita këtë të martë ka mbajtur takime me drejtoritë vendore të policisë së Fierit dhe asaj në Gjirokastër.

Gjatë fjalës së tij ai iu drejtua strukturave të policisë të godasin krimin, drogën dhe armët duke lënë pas çdo justifikim tjetër.

Ai kërkoi punë intensive hetimore dhe operacionale për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje, evidentimin e ndërtimeve të paligjshme dhe të krimeve të tjera mjedisore, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim.

Një detyrë tjetër që la Drejtori i Përgjithshëm ishte ndjekja në dinamikë e shqetësimeve të qytetarëve, sado i vogël që të jetë. Ai kërkoi nga shërbimet e Policisë, që t’i ndjekin me përparësi shqetësimet, t’i kushtojnë rëndësi sinjalizimeve për dhunë në familje, konflikteve dhe t’i trajtojnë rastet me profesionalizëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit