-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kasami: VLEN-i nuk ka kërkuar largimin e ambasadorit Meidani

Kryesoret

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami deklaroi se partia e tyre dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk ka kërkuar në asnjë moment tërheqjen e ambasadorit shqiptar, Denion Meidani.

“VLEN por edhe qeveria e Maqedonisë, në asnjë moment nuk kanë pasur ndonjë kërkesë ndaj shtetit shqiptar për ta tërhequr ambasadorin”, tha bashkëkryetar i VLEN, Bilall Kasami në pyetjen nëse është kërkuar largimi i ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, shkruan INA. Sipas tij, shteti shqiptar vendos për këtë çështje, ndërsa komentoi punën e Meidanit.

“Ne do të kishim dashur që ai më shumë të përfaqësojë qytetarët, apo të mbrojë të drejtat e qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, më shumë sesa disa grupacione politike, të cilat fatkeqësisht po shihet, por megjithatë është punë dhe angazhim që duhet ta vlerësojë shteti shqiptar”, tha Kasami.

Ministria e Jashtme: Nuk do ta heqim Denion Meidanin nga Shkupi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit