-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkon në 6 numri i viktimave pas sulmit të armatosur në Mersin

Kryesoret

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin turk të Mersinit, ku një 37-vjeçar ka vrarë ish-gruan e tij dhe ka sulmuar disa qytetarë të tjerë, duke shkaktuar vdekjen e gjashtë personave dhe plagosjen e të tjerëve.

Ngjarja filloi në lagjen Darıpınarı, ku Metin Ö. qëlloi për vdekje ish-gruan 32-vjeçare, Arzu Özden. Më pas, ai vazhdoi sulmet në një restorant në lagjen Kadelli Dörtler, ku humbën jetën pronari Sabri Pan dhe punonjësi Ahmet Ercan Can.

Gjatë largimit, sulmuesi qëlloi edhe në zona të tjera të qytetit: Yusuf Oktay u vra te Kaburgediği, shoferi i kamionit Abdullah Koca në lagjen Yenimahalle, ndërsa punonjësi i stacionit të benzinës, Gökay Sefiloğlu, gjithashtu humbi jetën.

Autoritetet turke kanë nisur një operacion të gjerë për kapjen e autorit, i cili ende ndodhet në arrati.

Turqia tronditet nga sulmi i 17-vjeçarit me pushkë gjahu, 4 të vdekur dhe 8 të plagosur

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit