Paraqitet në SPAK kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, lidhur me akuzën “shkelje të barazisë në tendera”.
Gjatë dy viteve të fundit, Isai është paraqitur disa herë në SPAK ku ka dhënë shpjegime lidhur me procedurat e ndjekura në disa tendera me ujësjellës-kanalizime në Kolonjë, për të cilat është marrë i pandehur.
Ndër të tjera ndaj Isait ka pasur ankesa dhe denoncime nga banorë të disa fshatrave, që pretendojnë se ka përvetësim tokash që janë dhënë ndaj biznesmenëve të caktuar për të ndërtuar parqe fotovoltaike në kundërshtim me ligjin.









