Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të hënën se po shqyrtonte anulimin e një serie koncertesh për të shënuar 250-vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë, pasi disa nga artistët që ai kishte zgjedhur thanë se nuk donin të merrnin pjesë.
Sot, në një postim në platformën Truth Social, Trump tha se në vend të koncerteve, ai po shqyrton mbajtjen e një fjalimi dhe organizimin e një tubimi.
Ai madje e quajti veten, sipas Agjencisë së Lajmeve të Athinës, “ atraksioni numër një kudo në botë, njeriu që tërheq një audiencë shumë më të madhe se Elvisi në kulmin e tij dhe pa kitarë”.









