Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka reaguar pas akuzave të shumta lidhur me sulmin rus në Rumani këtë të premte, duke u shprehur se qëndrimet për fluturime të dronëve rusë mbi vende të BE-së janë “krejtësisht të pabazuara” dhe pa prova konkrete.
Sipas saj, deri tani nuk është paraqitur “asnjë fakt apo provë materiale” që të vërtetojë pretendimet ndaj Rusisë.
Ndërkohë më herët Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se ndaj Moskës duhen rritur sanksionet pasi ajo nuk njeh gjuhën diplomatike por vetëm atë të luftës dhe agresivitetit.
Sulmi rus në Rumani/ Zelensky: Sanksione Moskës, ajo mbështetet te lufta jo diplomacia!









