-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Rama: Nuk ka shanse të ndalohet investimi në Zvërnec, SPAK mos gabo!

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama u shpreh se e nxit SPAK-un që të hetojë për konfliktin e pronësisë në Zvërnec, por i kërkoi që të mos bllokojë transaksionin e pronës por të parave mes pronarëve pretendues. Ai tha se investimi duhet të vazhdojë. U shpalli qartë vendimin protestuesve, kur tha se nuk ka shanse që të ndalohet.

Kjo e SPAK-ut ka dy pjesë, pjesën pozitive që i takon SPAK-ut dhe pjesën e shëmtuar që u takon zëdhënësve të vetëofruar të SPAK-ut. Pjesa pozitive është pjesa e hetimit mbi origjinën e një pasurie. Përsa kohë ky është një problem i ngritur me apo pa të drejtë, këtë nuk e dimë, por i ngritur dhe pastaj i shumëpërfolur, aq më tepër përsa kohë kjo përfolje lidhjet me një hetim të nisur për subjektin është shumë pozitive që SPAK-u ta hetojë origjinën e kësaj prone.

E mirëseardhur dhe unë e nxis këtë hetim. Pjesa e shëmtuar është ajo e zëdhënësve të vetëofruar të cilët ndajnë me opinionin gjysmë të vërteta që janë edhe gënjeshtra më të mëdha, pasi investitorët që sot janë zotëruesit e pronës, bazuar në ligjet shqiptare, duke ndjekur të gjitha procedurat, janë investitorë me një reputacion të padiskutueshëm, burimet financiare të të cilëve për të përcjellë pagesën e pronës janë investiguar nga agjencia jonë e pastrimit të parave.

Bllokimi  transaksionit të tyre është arbitrar dhe negativ. Bllokimi i kalimit të parave tek pronari është një cështje e drejtë në të drejtë të organit hetimor. Investimi vazhdon me pronarët e rinj të ligjshëm dhe nëse hetimi nxjerr një tjetër origjinë prone, ata që e pretendojnë mund të marrin ato para dhe të gjitha palët janë të lumtura përvec palës që ka mashtruar nëse ka mashtruar por këtë e tregon hetimi. Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë do të jem unë këtu. Jam i hapur të diskutoj me këdo që ka pretendime” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit