Policia e Burgjeve ka nxjerrë nga burgu ish-presidentin Ilir Meta, për ta shoqëruar drejt fshatit Çepan në Skrapar, ku do t’i japë lamtumirën e fundit të atit të tij, Rexhep Meta, i cili ka ndërruar jetën ditën e djeshme në moshën 83 e vjeçare.
Prokuroria e Posaçme (SPAK) i ka dhënë lejen ish-presidentit Meta të marrë pjesë në varrimin e babait të tij.
Postimi i Metës
ë dashur të afërm, miq dhe dashamirës,
Me dhimbje të thellë po ndaj me ju lajmin e trishtë, për mua dhe gjithë familjen tonë, të ndarjes nga jeta të babait tonë të mrekullueshëm, Rexhep Meta.
Në respekt edhe të amanetit të tij, ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të zhvillohet, nesër, më 2 qershor, në ora 12:00, në vendlindjen e tij në Çepan të Skraparit.
Ndërkohë për të gjithë miqtë dhe dashamirësit, familja do të bëjë pritjet e ngushëllimeve në datën 3 qershor në Tiranë, vendin dhe orën e saktë, do t’ju a komunikojmë në vijim.