Gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, një qytetar ka zgjedhur një mënyrë simbolike për të shprehur pakënaqësinë ndaj përfaqësuesve në Kuvend, duke u shfaqur me një karton të kuq në duar.
Veprimi u interpretua si një mesazh kritik ndaj klasës politike dhe kërkesë për “përjashtim nga loja” të deputetëve aktualë.
“Ky karton i kuq është për të gjithë deputetët. Duhet të dalin jashtë Parlamentit, jashtë lojës”, u shpreh protestuesi gjatë tubimit.
/5pyetjet.al









