Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar me tone të forta ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke iu bashkuar thirrjeve qytetare për dorëheqje.
Përmes rrjeteve sociale, ai ka shpërndarë pamje nga protestat e zhvilluara sot në Tiranë, duke denoncuar prepotencën, korrupsionin dhe abuzimet që sipas tij kanë rënduar jetën e qytetarëve dhe kanë minuar besimin në institucionet shtetërore.
“Rama, jep dorëheqjen! Kjo është thirrja që sot dëgjohet në mbarë Shqipërinë. Prepotenca, korrupsioni, abuzimet dhe papërgjegjshmëria në qeverisje kanë rënduar jetën e qytetarëve dhe kanë minuar besimin te shteti. Ka ardhur koha që ky model qeverisjeje i korruptuar të marrë fund dhe Shqipëria të hapë një kapitull të ri me përgjegjësi, transparencë dhe shpresë për të ardhmen!”, shkruan Salianji.









