-sidi education-spot_img
23.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama në CNN për projektin në Zvërnec: Sfida nuk është të derdhet beton mbi flamingo

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në një intervistë për CNN International lidhur me projektin në Zvërnec, duke theksuar se ai nuk ka lidhje me shkatërrimin e ekosistemit dhe se projekti ende nuk ekziston.

Sipas tij, materialet që qarkullojnë në rrjetet sociale nuk përfaqësojnë realitetin, por janë imazhe të krijuara.

“Sepse sfida nuk është të ndërtohet një qytet. Sfida nuk është të derdhet beton mbi kokat e flamingove. Sfida është të provohet se zhvillimi dhe natyra jo vetëm që mund të bashkëjetojnë, por se natyra dhe zhvillimi kanë nevojë për njëra-tjetrën. Njerëzit meritojnë të jetojnë në një lloj tjetër mjedisi, ku mund ta shijojnë natyrën dhe njëkohësisht t’i tregojnë respekt. Pra, projekti ende nuk ekziston. Vlerësimi i ndikimit mjedisor është ende duke u kryer,” tha Rama për CNN International.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit