Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, u solidarizua me qytetarët dhe aktivistët që protestojnë për mbrojtjen e Zvërnecit, duke kundërshtuar ndërhyrjet që rrezikojnë natyrën dhe trashëgiminë kulturore të zonës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Cana shprehu mbështetjen e tij dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së peizazhit dhe kulturës lokale.
“Kultura, natyra dhe trashëgimia për të ardhmen,” shkroi Cana, duke shoqëruar mesazhin me një pamje nga peizazhi i Zvërnecit, si një apel për ruajtjen e zonës dhe solidarizim me qytetarët që po mbrojnë një nga vendet më të veçanta natyrore dhe kulturore të Shqipërisë.










