Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas protestës së sotme para Kryeministrisë, duke kritikuar kryeministrin Edi Rama dhe duke thënë se ai është i rrënuar politikisht përballë qytetarëve.
Postimi i plotë:
Edi Rama është sot një Kryeministër i ezauruar totalisht nga ana morale, nuk ka më asnjë argument dhe është i rrënuar politikisht përballë njerëzve që kërkojnë largimin e tij.
Asnjë strategji nuk i bën më punë.
Nuk e ndihmojnë dot marifetet me sulme e damkosje e frikësim të protestuesve, ata janë çdo ditë e më shumë.
As propaganda dhe mediat që kontrollon nuk i vlejnë më.
I kanë rënë gjithë kartat me të cilat ka mbajtur pushtetin 13 vite.
Nervozizmi deri në tërbim që tregon me reagimet e shpeshta e të ndryshme brenda ditës, bie në kontrast të thellë me entuziazmin festiv të të rinjve poshtë zyrës së tij.
Ata janë sot fitues, Edi Rama humbës!









