Pas tre orësh tensioni, u mbyll protesta kundër projektit të ndërtimit të një resorti në zonën e mbrojtur të Zvërnecit. Qytetarët paralajmëruan se do të vijojnë tubimet edhe nesër në orën 18:00.
Tubimi i sotëm nisi me masa sigurie, përfshirë gardhe metalikë dhe përdorimin e ujit me piper nga policia, por kjo nuk i ndaloi protestuesit. Ata artikuluan slogane kundër qeverisë dhe për të mbrojtur natyrën, duke kërkuar ndalimin e investimit në këtë zonë me vlera të veçanta mjedisore.
Qeveria, nga ana tjetër, e konsideron projektin një investim strategjik për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë.
/5pyetjet.al









